Përballje surprizë në 1/8-at e Ligës së Kampionëve


Është hedhur shorti për 1/8-at e Ligës së Kampionëve.

Shorti ka vënë përballë dy derbe si ai mes Realit dhe Atletikos së Madridit dhe ai gjerman mes Bajernit të Mynihut dhe Leverkusenit.

Në çiftet e tjera Klub Bryzh do përballet me Aston Vilën, Dortmundi ka gjetur Lilen, PSV-ja do ndeshet me Arsenalin, Fejenordi me Interin, PSG-ja do përballet me Liverpulin ndërsa Benfika me Barcelonën.