U refuzohet takimi me Metën, Vasili: Pritëm 1 orë në oborr për të na njoftuar që nuk mund të bënim takimin


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, së bashku me Edmond Haxhinasto dhe deputetët Erisa Xhixho e Petrit Vasili, ishin nisur sot për të vizituar presidentin e PL, Ilir Meta, në burgun 313. Sipas deklaratave të Vasilit ata nuk janë lejuar.

“Na u pengua me të gjitha mënyrat. Na u refuzua” tha Vasili duke shtuar se kishin prej orës 09:30 që kishin shkuar në ambientet e paraburgimit

Pritëm një orë nuk na u lejua. Narkoshteti problem ka presidentin e Partisë së Lirisë, jo Erion Veliaj, I cili e ka autostradë. Refuzimi i sotëm i thotë të gjitha’ tha Vasili.

Ai shtoi më tej se pasi kanë hyrë në ambientet e oborrit të institucionit ku mbahet Meta, ata kanë pritur mbi 1 orë e gjysmë dhe më pas janë njoftuar se nuk mund të kryejnë takimin.

“Hymë në oborr dhe pritëm mbi 1 orë e gjysmë për të na njoftuar që nuk mund të bënim takimin”, tha ai.