Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, finalizoi operacionin “Streets” kundër trafikut të lëndës narkotike Cannabis Sativa.
Tre persona, Bledion Toromani (32 vjeç), Akil Topi (37 vjeç) dhe Ervis Tafa (34 vjeç), janë arrestuar në lagjen “Skënderbej” për shitjen me doza të lëndës.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu rreth 1.3 kg Cannabis, 81 000 lek të dyshuara nga fitimet e kriminalitetit, një peshore elektronike, tre celularë, dy automjete dhe një motomjet, të cilat përdoren për shpërndarje.
Njoftim:
Sekuestrohen rreth 1.3 kg Cannabis, 81 000 lekë të përfituara nga shitja e dozave të kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 3 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet, që përdoreshin për shpërndarje.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për 2 raste të shitjes në doza dhe në sasi, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, ka finalizuar në bashkëpunim me Forcën Operacionale, operacionin policor të koduar “Streets”. Gjatë operacionit:
-u arrestuan në flagrancë në lagjen “Skënderbej”, shtetasit B. T., 32 vjeç dhe A. T., 37 vjeç, pasi nga kontrollet fizike dhe në banesa, iu gjetën rreth 725 gramë Cannabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjithashtu, iu gjetën 81 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Më tej, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 33 vjeç, F. A., 34 vjeç dhe J. K., 30 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke blerë dhe konsumuar doza të lëndës narkotike;
-u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 34 vjeç, pasi u gjetën në fshehura në koshin e motomjetit që drejtonte në fshatin Shtërmen, Cërrik, rreth 525 gramë Cannabis Sativa dhe 1 peshore elektronike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme