“Tiranën nga “varri” e ngrita unë, kur e mori me dhunë “këneta” as sahati nuk punonte”- Rama


Kryeministri Edi Rama vazhdoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rubrikën Sy m’Sy. Një komentues e akuzoi kryeministrin se bën propagandë dhe nuk ka meritë.

Rama reagoi duke theksuar se Tirana ishte në gjendje të dobët kur u bë ai kryetar bashkie, ndërsa në kohën e Berishës, qyteti ishte nën ndikimin e dhunës.

Ai theksoi se detyra e udhëheqësve është të punojnë ditë e natë për qytetarët, dhe se ai dhe Partia Socialiste kanë ngritur Tiranën nga varri. 

‘Çfarë manipulimi o perëndi?!!! Propagandë e shëmtuar që njerëzit të besojnë sikur ju keni ulur qiellin në tokë… kadale bre burrëëëë… se ke 0000 meritë në këtë punë. Stë kanë bërë nder njerëzit dhe të vunë kryetar që ti të dridhje çelësat, të mandataun që të kryeje detyrat, ndaj je aty. Jo të na shesësh mend, por të punosh ditë e natë për shqiptarët. Boll me hi syve.’, i shkruan komentuesi.

‘Kush nuk e ka parë mendoj se s’do bëjë mirë ta shihte. Nuk më kanë vënë njerëzit të dridh zinxhirët, por ka një pyetje së cilës duhet ti përgjigjesh para se të thuash se ke 0 meritë se ke bërë vetëm detyrën. Po pse atëherë u desh të vija unë?!

Aty ishin dhe të tjerët, apo jo. Dhe njerëzit edhe ata aty i kishin vënë, nuk i kishin vënë të dridhnin zinxhirët apo jo. Detyrën pra detyrën. Atë duhet të bëjnë të gjithë. Dhe tek detyra dallohen, edhe udhëheqësit, edhe fshesaxhinjtë. Dhe të gjithë ata që janë ndërmjet të dyjave.

Prandaj xhan, unë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por ama Tiranën nga varri e kam ngritur ama. Dhe këtë nuk ma heq askush.

Kush nuk do ta shikojë, nuk do ta shikojë dhe natyrisht nuk është problem. Edhe diçka tjetër,  pse Tiranën nuk e mori me dhunë këneta, ajo ngeci? Sahati i Tiranës, nuk punonte, apo meqë të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo, nuk jemi të gjithë njësoj. Prandaj Tirana nuk është më Kandahar.

Prandaj Shqipëria sot nuk është hiçgjëkundi njësoj. Qysh se unë dhe PS kemi marrë udhëheqjen e vendit për ta ngjitur në atë majë ku askush tjetër nuk e ngjit dot.’