Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje për qasjen e SHBA-së në mineralet e rralla të Ukrainës, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.
Të mërkurën, Zelensky hodhi poshtë kërkesat e SHBA-së për një pjesë të mineraleve të saj të rralla, një marrëveshje që Trump tha se do pasqyronte sasinë e ndihmës që SHBA-ja i kishte ofruar Ukrainës gjatë luftës së saj me Rusinë, shkruan BBC.
Komentet, të bëra në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, errësuan një takim në Kiev midis Zelensky dhe Keith Kellogg, i dërguari kryesor i SHBA në Ukrainë.
Waltz tha se Shtëpia e Bardhë ishte “shumë e zemëruar” me Zelenskyn pasi ai fyeu në mënyrë “të papranueshme” presidentin amerikan Trump në fillim të kësaj jave.
Ukraina ka depozita të mëdha elementesh dhe mineralesh të rëndësishme, duke përfshirë litiumin dhe titanin, si dhe depozita të konsiderueshme të qymyrit, gazit, naftës dhe uraniumit – një furnizim me vlerë miliarda dollarë.
Më herët të enjten, Ëaltz sugjeroi që qasja e SHBA-së në mineralet e rralla në Ukrainë mund të shkëmbehej në këmbim të ndihmës ose edhe si kompensim për mbështetjen që SHBA ka dhënë tashmë.
“Ne i paraqitëm ukrainasve një mundësi të jashtëzakonshme dhe historike,” tha këshilltari.