Kru i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me diasporën shqiptare, në Ital bëri një krahasim historik mes rënies së kryeqyteteve dhe fundin e diktaturave, duke paralajmëruar fundin politik të kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Në historinë e regjimeve, kur bie kryeqyteti, diktatura është e pashpresë. Ra Tripoli, iku Gadafi. Ra Damasku, iku Assadi. Ra Tirana, do thyejë qafën Edi Rama!
Ai gjithashtu akuzoi qeverinë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për shpërdorim të fondeve publike, duke e lidhur këtë me stilin e jetesës së familjes Veliaj. “Rama përpiqet të bindë shqiptarët që Velica të ketë garderobën identike me gruan e Assadit, e tëra e bazuar në vjedhjen e taksave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj,” deklaroi Berisha.