Berisha kërkon të bëjë Shqipërinë qendër të kriptomenedhave dhe inteligjencës artificiale


Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një takim me diasporën shqiptare në Parma të Italisë se Shqipëria duhet të përqafojë teknologjitë dhe inoviacionin e së ardhmes.

Sipas tij, Shqipëria duhet të bëhet një qendër rajonale e inovacionit dhe teknologjisë së lartë.

Ai theksoi se vendi ka potencialin për t’u shndërruar në një lider në fushën e blockchain-it, kriptomonedhave dhe inteligjencës artificiale.

Shqipëria duhet të bëhet epiqendra e internetit 3, blockchain-it, kriptomonedhave, inteligjencës artificiale! Ky është qëllimi im më madhor i jetës sime në këtë stad,” u shpreh ai.