Mediu në takimin e OSBE-së: Kërkova një mision faktmbledhës para zgjedhjeve të 11 majit


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në një takim të OSBE PA, të zhvilluar në Vjenë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Mediu bën me dije se përgjatë takimit ka takuar kongresmenë amerikanë, ku ka marrë prej tyre premtimin se do ndjekin me vëmendje të madhe zgjedhjet e 11 majit që do mbahen në Shqipëri.

Po ashtu Mediu e ngriti këtë shqetësim edhe gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Roberto Montella dhe ekipin që do vëzhgojë zgjedhjet, ku ka kërkuar që drejtimi i këtij misioni të jetë i balancuar.Postimi:

Në takimin e Vjenës të OSBE PA. Kongresmeni Joe Wilson Kryetari Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan tha se do ndjekim me vëmendje zgjedhjet në Shqipëri dhe ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Po në të njëjtin shqetësim diskutova dhe me kongresmenin Marc Veasey dhe me përfaqësuesen e SHBA në Vjenë mike e vjetër e Shqipërisë Janice Helwig.

Kryetari i Parlamentit Auatriak përshëndeti takimin vjetor të OSBE PA

Po ashtu zhvilluam një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Roberto Montella dhe ekipin që do vëzhgojë zgjedhjet. Në emër të opozitës i kërkova që drejtimi i këtij misioni të jetë i balancuar si një nga kriteret kryesore të Asamblesë Parlamentare të OSBE, gjë të cilën ja kërkova dhe bëra prezent dhe Presidentes së Asamblesë Pia Kuama, duke kërkuar një mision fakt mbledhës përpara zgjedhjeve të 11 majit”-shkruhet në postimin e Mediut.