Të shtëna me armë në Kamzë


Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kamëz. 

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar ndërkohë që policia njofton se dyshohet se nga një automjet është qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër. 

Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-njofton policia.