Veliaj publikon pamjet e transformimit të Parkut të Liqenit: Nuk ka burg pa gjyq që na e ndal vrapin


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një video në Facebook që tregon transformimin e Parkut të Liqenit Artificial.

Ai theksoi se puna dhe përkushtimi për qytetin nuk mund të ndalen nga letra anonime apo kërcënime.

Postimi:

“Mirëmëngjes, me këtë video që tregon se me sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në Tiranë, qoftë edhe për një kënd lodrash, për të kuptuar se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj!”