Tre persona të cilët dyshohen për të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme në Kamëz janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Dejvi Mullain, Fabion Kurtin nga 24 vjeç dhe Enedjo Kaçin, 30 vjeç.
Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar dy makina të braktisura ndërsa tre të rinjtë dyshohet se janë larguar me një makinë të tretë. Të shtënat ndodhën rreth orës 22 e 30 në
pranë Rrethit të Bathores, në rrugën “New York”. Enedjo Kaçi dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit ndërsa dy të tjerët, Fabion Kurti e Dejvi Mullai kanë qëlluar me armë.
Njoftimi
“Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes. Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit Dejvi Mullai, 24 vjeç, Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.”