Bashkitë Tepelenë e Memaliaj kanë nderuar me çmimin “Qytetare Nderi” pas vdekjes Hanko Hysenin, e ëma e ish-deputetit të PS-së Alket Hyseni.
Hanko Hyseni ka dhënë një kontribut të çmuar për emancipimin e grave dhe vajzave në zonën e Tepelenës si dhe për ngritjen dhe zhvillimim e një sistemi shëndetësor efektiv e në sherbim të njerëzve.
Ajo punoi për 30 vjet si mami dhe konsultore si dhe ka shkruar e botuar dhjetëra shkrime e libra vendlindjes.
“Në një vjetorin e ndarjes nga jeta te nenës sime, Hanko Sadik Hyseni, bashkitë Tepelenë dhe Memaliaj i akorduan titullin “Qytetare Nderi” pas vdekjes.
Hanko Hyseni ka dhënë nje kontribut te cmuar per emancipimin e grave dhe vajzave ne zonen e Tepelenës si dhe për ngritjen dhe zhvillimim e nje sistemi shëndetësor efektiv e në shërbim të popullit të zonës.
Gjithe pasion, energji dhe dije, u perkushtua gjatë 3 dekadave si mami dhe konsultore, duke pritur lindjet e përkujdesur për qindra e mijëra vogëlushë e duke ndihmuar nënat e reja, pa pasur asnjë rast të vdekjeve foshnjore.
Hanko Hyseni ka shkruajtur dhe botuar disa artikuj dhe libra kushtuar vendlindjes, me kujtime nga jeta, zakonet dhe traditat e zonës.
Me rastin e dhënies së titujve Qytetare Nderi, dhe ne perkujtim të jetës dhe vepres së saj, një vit nga vdekja , familja jonë organizoi një ceremoni përkujtimore me prani të drejtueseve te bashkive Tepelenë, Memaliaj, Mallakaster, bashkëtrevas, kolegë te Hanko Hysenit, përfaqësues të Shoqatës “Treva e Krahësit”, si dhe shumë miq e të afërm.
Interpretimet e ndiera nga Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, Xhelil Aliu, Grupi polifinik “Thesaret Labe”, si dhe vajzat e baletit, na e sollën më pranë nënën tonë të shtrenjtë, sollën emocione dhe kujtime të bukura gjatë ceremonisë përkujtimore.” – shkruan Hyseni në Facebook.