Friedrich Merz theksoi në një debat televiziv se prioriteti i tij kryesor është “të forcojmë Europën sa më shpejt të mundemi që të jemi të pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.”
“Njëherë nuk do ta kisha menduar se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion, por pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar, është e qartë: kjo qeveri amerikane nuk e interesohet për Europën.”
Merz më pas përmendi se si Elon Musk ka “ndikuar” në zgjedhjet gjermane, duke e quajtur këtë “drastike dhe të turpshme – e ngjashme me atë që kemi dëgjuar nga Moska në të kaluarën.”
Friedrich Merz u pyet nga një prezantues sa shpejt mendon se mund të formojë një qeveri, përcjell BBC.
Ai filloi duke thënë se mendojnë se duhet të presin që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të konfirmohet.
Merz tha se do të jetë “e vështirë” të formohet një qeveri, por shtoi se kjo është diçka që “e dinim edhe para zgjedhjeve”.
Kreu i CDU-CSU tha “duhet të punojmë për një afat kohor” që partitë të bisedojnë me njëra-tjetrën.
“Jam i sigurt se do të kemi formuar një qeveri deri në Pashkë,” tha ai, që bie në muajin prill.
“Europa pret që të kemi një qeveri të fortë shumë shpejt.”