Gjermani/ Parashikimet e para, CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve


Orari i votimeve për zgjedhjet federale të Gjermanisë 2025 ka përfunduar, dhe tani pritet të fillojë procesi i numërimit të votave.

Sipas exit poll-eve, Kristian Demokratët e qendrës së djathtë (CDU/CSU) kanë arritur të sigurojnë përqindjen më të lartë të vendeve në Bundestag, me rreth 29%.

Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia e ekstremit të djathtë, ka mbledhur më pak se 20% të votave, ndërsa socialdemokratët (SPD), që janë në pushtet, renditen të tretët me 16%, duke kaluar vetëm me pak Të Gjelbrit, që janë në koalicionin aktual, me 13.5%. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka arritur në 84%, niveli më i lartë që nga viti 1990.

Megjithatë, krijimi i një koalicioni qeverisës do të jetë një proces i gjatë, që mund të zgjasë disa muaj, pasi asnjë parti nuk pritet të arrijë një shumicë absolute.

Qeveria aktuale e Scholz do të qëndrojë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re./DW