Korporata Elektroenergjetike ka blerë 28 milionë euro energji në dy muajt e parë të vitit.
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2025, KESHI-i ka bërë 7 tendera duke importuar 180 mijë megavat orë energji, me çmim mesatar 156.2 euro një megavat.
Dy ankandet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike kanë qenë për periudhën 15-19 janar ku 12 mijë megavat janë tregtuar me çmim 170.82 euro/megavati, dhe ankandi tjetër ishte i datave 17-23 shkurt ku 33.600 megavat janë blerë me 162.1 euro megavati. Ndërsa aktualisht çmimi për megavat në bursë është nga 140-150 euro megavati.
Fatura e importit të energjisë për këtë dymujor ka arritur në afro 28 milionë euro, nga 0 që ishte vlera vitin e shkuar.
Një vit më parë nuk u realizua asnjë ankand për blerje energjie deri në muajin qershor për shkak se i gjithë konsumi u mbulua nga prodhimi në hidrocentralet në vend. Ndërsa këtë vit duket se as reshjet e këtyre dy muajve nuk kanë qenë të mjaftueshme për të furnizuar pa ndërprerje konsumatorët shkruan Shqiptarja.