Mungojnë ende Basha e Alibeaj, 26 parti regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit


26 parti janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit ndërkohë kur afati përfundon për dy ditë.

Ndër partitë që nuk janë regjistruar ende janë Demokratët Euroatlantikë e Lulzim Bashës dhe Djathtas 1912 e Enkelejd Alibeajt.

Për sa u përket emigrantëve, deri tani kanë ardhur aplikuar rreth 210 mijë ndërsa janë pranuar kërkesat e rreth 170 mijë shqiptarëve të diasporës.

Basha e Alibeaj kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar ndërsa koalicionet kanë kohë deri më 7 mars. Deri sot nuk ka asnjë koalicion të regjistruar.

Cilat janë partitë që janë regjistruar deri tani në KQZ

  • Partia Socialiste
  • Partia Demokratike
  • Partia e Lirisë
  • Partia Repulikane
  • Partia Lëvizja e Legalitetit
  • Partia Kombëtare Konservatore Albania
  • Mundësia (Mundësia)
  • Partia Kristian Demokrate
  • Nisma Thurje (Nisma)
  • Partia e Unitetit Kombëtar
  • Partia Balli Kombëtar Demokrat
  • Partia Bashkimi Demokrat
  • Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
  • Partia Balli Kombëtar Shqiptar
  • Lëvizja Bashkë
  • Lëvizja Shqipëria Bëhet
  • Partia Ora e Shqipërisë
  • Partia Emigracioni Shqiptar
  • Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen
  • Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve
  • Partia Agrare Ambjentaliste
  • Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
  • Partia Drejtësia Shoqërore
  • Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
  • Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
  • Partia Lëvizja Atdheu (LA)