Sheiku Zayed Al Nahyan për herë të parë Shqipëri si president i Emirateve Arabe


Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emirateve Arabe vjen për herë të parë në një vizitë në Shqipëri.

Kryeministri Rama shkruan se pas vizitës në Aeroportin e Kukësit në vitin 1999, kjo është hera e parë që ai vjen në cilësinë e kreut të shtetit.

Kreu i qeverisë thekson se kjo vizitë do forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i vjetër i shqiptarëve dhe shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë ’99, mbi pistën e Aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, themeluesi i Emirateve të Bashkuara në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova. Asokohe ata sollën ndihma shumë të mëdha, në atë pistë të shtruar enkas. Presidenti që na nderon me vizitën e tij, erdhi në këmbë të të atit. Vizita e presidentit të Emirateve dhe një nga udhëheqësit më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e të një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit”, tha Rama.

Sipas kryeministrit Rama tha se Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit, si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike që do të jetë themelore në transformimin e Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë elektrike dhe shtet i pavarur nga ana energjetike në të gjithë rajonin.