Tre anëtarë të një familjeje janë plagosur në Maliq pas shpërthimit të një bombole gazi.
Ata janë dërguar në spitalin e Korçës për mjekim ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.
“Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.” – thuhet në njoftimin e policisë.