SPD u rendit e treta në sondazhe, Scholz: “Humbje e hidhur”


Kancelari gjerman Olaf Scholz, lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD), e ka quajtur rezultatin e zgjedhjeve një “humbje të hidhur” për partinë e tij, përcjell BBC.

Sipas sondazheve të daljes nga votimi, SPD ka përfunduar në vendin e tretë me 16-16.5% të votave. 

Duke folur para mbështetësve në Berlin, Scholz tha se ky është një moment në të cilin “duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”. 

Ai kujtoi se në zgjedhjet e mëparshme partia kishte arritur një rezultat “më të mirë”, për të cilin ai ishte “përgjegjës”, ndërsa shtoi se rezultati i tanishëm “është më i keq dhe unë jam përgjegjës për këtë gjithashtu”. 

Scholz gjithashtu uroi Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore Kristian-Demokrate (CDU).