Në një lëvizje spastruese e të paparë të udhëheqjes së lartë të ushtrisë, presidenti Trump shkarkoi një general të lartë amerikan, shefun e Shatbit të Ushtrisë Charles Q. Brown pak çaste përpara se Sekretari i tij i Mbrojtjes Hegseth të shkarkonte shefin e Marinës dhe zëvendësshefin e Forcave Ajrore.
Trump njoftoi se po shkarkonte Kryetarin e Shefit të Shtabit të Përbashkët Charles Q. Brown dhe do ta zëvendësonte me Gjeneralin e Forcave Ajrore John Dan “Razin” Caine.
Trump e quajti Brown një “zotëri të mirë” dhe një “udhëheqës të shquar”, ndërsa la të kuptohet shkarkimet e tjera që ndodhën vetëm pak më pas.
Kam urdhëruar gjithashtu Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth që të kërkojë nominime për pesë pozicione të tjera të nivelit të lartë, të cilat do shpallen së shpejti”, shkroi ai në platformën e tij “Truth Social”.
Disa minuta më vonë, Hegseth lëshoi një deklaratë duke njoftuar se kishte shkarkuar Admiralen Lisa Franchetti, shefen e Marinës.
Largimi i gjeneralit të dytë me ngjyrë të zezë që shërbeu si gjenerali më i lartë i Amerikës dhe gruas së parë që shërbeu në stafin e Shefave të Përbashkët të Shtabit dërgon një sinjal të fortë kundër larmishmërisë dhe gjithëpërfshirjes gjinore.
Hegseth e quajti Franchettin një “punësim nga DEI” në librin e tij të vitit 2024, në të cilin ai shkroi: “Nëse operacionet detare vuajnë, të paktën ne mund të mbajmë kokën lart. Sepse të paktën kemi një tjetër të parë! Anëtarja e parë femër e Shefave të Përbashkët të Shtabit – Urraaa.”
Hegseth të premten tha gjithashtu se Gjenerali James Slife, zëvendësshefi i Forcave Ajrore ishte shkarkuar dhe se ai “po kërkonte nominime” për Gjyqtarët e Përgjithshëm të Avokatëve për Ushtrinë, Marinën dhe Forcën Ajrore, duke treguar se ata do zëvendësohen.
“Nën Presidentin Trump, ne po vendosim një udhëheqje të re që do përqendrojë ushtrinë tonë në misionin e saj kryesor të parandalimit, luftimit dhe fitores së luftërave”, tha Hegseth të premten mbrëma.
Pushimet ishin parashikuar për javë të tëra, me zëra për shkarkimin e afërt që qarkullonin rreth Pentagonit. Por spekulimet për shkarkimin e Brown dhe të tjerëve u bënë më serioze kur një listë formale u nda kohët e fundit me disa ligjvënës republikanë, shkruan CNN.
Trump është kritikuar kundër atyre që ai i quajti gjeneralë dhe oficerët e lëvizjes “woke”, dhe Brown ishte një objektiv i shpeshtë i kritikave të krahut të djathtë. Shumë zyrtarë në Pentagon pyetën hapur nëse Broën do të shkarkohej shpejt pas betimit të Trump.
Broën u informua për vendimin për ta hequr atë në një telefonatë nga Hegseth të Premten, tha një zyrtar i mbrojtjes amerikane.
Ligji federal kërkon që presidenti të zgjedhë oficerët më të lartë ushtarakë nga komandat luftarake ose shefat e shërbimeve ushtarake, të cilët janë të gjithë pozicione me 4 yje. Por ligji gjithashtu i lejon Presidentit të heqë dorë nga kërkesa nëse “një veprim i tillë është i nevojshëm për interesin kombëtar”.
Të premten, Trump tha se Caine ishte një “luftëtar” i cili ishte “instrumental në asgjësimin e plotë të kalifatit të ISIS”.