Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga posti i tij nëse kjo do të siguronte anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ai e bëri këtë koment gjatë një konference për shtyp, duke u përgjigjur ndaj një pyetjeje të bërë nga gazetarët.
Zelensky shtoi se nuk është “ëndrra” e tij të jetë president për një dekadë dhe se do të largohej nga detyra nëse kjo do të sillte paqe për Ukrainën.
Deklaratat e tij vijnë pasi Rusia kreu një sulm të gjerë me dronë në të gjithë Ukrainën, vetëm një ditë para përvjetorit të tretë të luftës.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës paralajmëroi se “askush nuk duhet t’i besojë fjalëve të Putinit. Shikoni veprimet e tij në vend të kësaj.”
Ndërkohë BBC raportoi se sulmi i mbrëmshëm me dronë nga Rusia ishte ndër më të ashpërit e regjistruar deri më tani në Ukrainë.