Arrestimi i Safet Bajrit, Berisha: Mafia e ka ligj, nuk dorëzohet kurrë pa marrëveshje


Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e përshëndet arrestimin e Bajrit nga SPAK. Ai u shpreh se Safet Bajri u dorëzua dhe se mafia nuk dorëzohet kurrë pa patur marrëveshje.

Ai deklaroi se nuk përshëndet nje marrëveshje të tille.

“Safet Bajri u dorëzua, iu dorëzua mirë e bukur është krejtësisht një marrëveshje. Po ta kishin kapur, arrestuar….ai shkoi vetë u dorëzua. Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje. Mafia e ka ligj atë, nuk mund të përshëndes marrëveshje unë”, tha Sali Berisha.