Detaje nga vdekja e 3-vjeçarit, reagon spitali i Shkodrës: Familja refuzoi ta linte fëmijën në observacion, zgjodhi ta merrte në shtëpi


Detaje të reja dalin lidhur me vdekjen e të miturit në Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës në fshatin Mjedë në familjen Hasmegaj.

Një fëmijë tre vjeç ka ndërruar jetë tri ditë më parë, ndërsa motra 7 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e shtruar në pediatrinë e QSUT.

Nëna e fëmijëve pret lindjen e një fëmije tjetër dhe ndodhet në banesën e saj.

Burime për News 24 bëjnë me dije se djali tre vjeçar është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe pasi ka bërë një serum është larguar në banesën e tij bashkë me prindërit.

Të nesërmen ai është dërguar sërish në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë

Ndërkohë edhe motra e tij 7 vjeçe është prekur nga ky infeksion dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Tiranës.

Aktualisht është e paqartë se cila është arsyeja që shkaktoi vdekjen e tre vjeçarit dhe infektimin e motrës së tij.

Në Tiranë janë duke u bërë analizat toksikologjike për të dy rastet dhe priten edhe përgjigjet zyrtare për të përcaktuar shkakun ndërsa burime pranë spitalit të Shkodrës përjashtojnë infektimin me meningit të dy të miturve.

 

Por çfarë deklaron spitali i Shkodrës

Burime pranë  spitlait rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se fëmija 3-vjeçar është  paraqitur në spitlain rajonal të Shkodrës ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjëndje të rënduar shëndetësore me insuficensë kardiake( puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulta, ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur ne spital ka ndërruar jetë

Pas rreth 20-30 minutash ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëhere në QSUT ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas Spitalit Rajonal Shkodër, janë ndjekur të gjitha protokollet.

Familjarëve u është kërkuar që fëmija të lihet në observacion.

Por, prindërit kanë firmosur për ta nxjerrë e për ta çuar në shtëpi.

 

Të nesërmen, prindërit e kane sjellë sërish fëmijen ne gjendje shume te rende dhe eshte derguar menjehere ne reanimacion, ku ka ndërruar jetë.

Ndërsa, fëmija tjeter, sapo ka ardhur, është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nuk dihet gjënja shëndetsore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.