GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gentian Sula për heqjen e sekuestros nga një apartament 81 metra katrorë, i cili sipas SPAK është pronë e fshehur e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Sula pretendoi se apartamenti, që ndodhet pranë Gardës në Tiranë, ishte në pronësi të tij dhe ia kishte lënë Goros në përdorim, por gjyqtari Ardit Mustafaj nuk e pranoi kërkesën e tij, raporton Shqiptarja.com.

Ndaj Goros, SPAK ka kërkuar dënimin me 3 vite burg si dhe konfiskimin e apartamentit, ndërsa ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.