Jozefina Topalli takohet me shqiptarët e Gjermanisë: Diaspora, fuqia e hapjes së kapitullit të ri


Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Gjermanisë në Bremen.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Topalli thotë se shqiptarët e Bremenit e pritën atë me ngrohtësi.

Teksa bën thirrje që diaspora të tregojë vullnetin e saj përmes votës më 11 maj, Topalli thekson se diaspora është fuqia e përmbysjes së korrupsionit dhe e hapjes së një kapitulli për një Shqipëri të drejtë.

“Në Bremen, mes shqiptarëve të jashtëzakonshëm që me punë dhe përkushtim ia kanë dalë në emigracion, por që zemrën e kanë gjithmonë në atdhe. Një takim i ngrohtë, plot emocione dhe dashuri për Shqipërinë. Bashkë për të mos e lënë vendin tonë në harresë! Diaspora është fuqia e përmbysjes së korrupsionit dhe e hapjes së një kapitulli për një Shqipëri të drejtë. Faleminderit Enea Bardhaj për organizimin e këtij takimi kaq të ngrohtë e të veçantë. Faleminderit te gjithë motrave e vëllezërve shqiptarë qe bënë edhe 350 km me ardh në takim ne Bremen. Zoti bekoftë familjet tuaja”, ka shkruar Jozefina Topalli në Facebook.