Macron takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi Ukrainën 


Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për një takim me presidentin amerikan Donald Trump, në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. 

Ndërkohë, në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpreson që lufta të përfundojë këtë vit, duke theksuar se “jo pas tre vitesh”.

 Megjithatë, ai paralajmëroi se Ukraina ka nevojë për “garanci sigurie” për të parandaluar një rikthim të Moskës, duke sugjeruar se “anëtarësimi në BE dhe NATO do të ndihmonte” në këtë drejtim – një ide të cilën Rusia e ka kundërshtuar vazhdimisht, sipas BBC.

Zelensky foli në një samit të liderëve evropianë në Kiev, ku morën pjesë edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe krerë të tjerë të shteteve perëndimore, për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën. 

Më herët, Zelensky tha se një marrëveshje paqeje me Rusinë mund të fillojë me një shkëmbim të plotë të të burgosurve të luftës. 

Ndërkohë, një zyrtar ukrainas njoftoi se “Ukraina dhe SHBA janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për mineralet strategjike”, megjithëse detajet e saj mbeten ende të paqarta. 

Në Londër, kryeministri britanik Keir Starmer tha se Rusia nuk i “mban të gjitha kartat në dorë”, një referencë ndaj një deklarate të mëparshme të presidentit Trump.