Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur gëzim për fitoren e CDU në Gjermani dhe për zgjedhjen e Merz si kancelar.
Ai theksoi se kjo është një garanci për forcimin e konservatorizmit në Europë. Berisha shprehu besimin se marrëdhëniet mes PD dhe CDU do të përmirësohen, duke vlerësuar fitoren e Merz dhe ndikimin e tij pozitiv në politikën gjermane.
“Europa nuk është më ajo që ishte, do të ketë një Gjermani me timonier një nga politikanët më të shquar në historinë e CDU, dhe kancelarin më konservator në tërë historinë e Gjermanisë. Garanci kjo shumë e madhe për konservatorizmin në Europë. Dy javë më parë para rastin të përshëndetem përzemërsisht si i ftuar nga Merz në kongresin e fundit të CDU.
Shpreh kënaqësinë time për fitoren e tij dhe kam besim të plotë se marrëdhëniet mes PD dhe CDU do të njohin zhvillime të reja”, u shpreh ai.