Polemika ndërmjet Veliajt dhe SPAK-ut për audioregjistrimin e seancës


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka publikuar një nga përplasjet në seancë me prokurorin e dosjes Ols Dado. Ai shkruan se prokurori i SPAK-ut flet me një gjuhë shumë të ulët dhe se ajo e atmosfera e sigurimsave nuk duhet toleruar më

 “Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket  xhentëllmen para tij!

Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.” – shkruan  Veliaj.

Debati në seancë i publikuar nga Veliaj

Prokurori Dado: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është 3 ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

Kryebashkiaku Veliaj: Asnjë kërcënim.

Gjyqtari Bani: Prokuror, ulu!

Prokurori Dado: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?

Kryebashkiaku Veliaj: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale.

Prokurori Dado: E kam mesazhin këtu.

Kryebashkiaku Veliaj: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.

Gjyqtari Bani: Prokuror!

Por nuk vonoi shumë dhe Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion iu përgjigj pretendimeve të kryebashkiakut Veliaj, duke i hedhur ato poshtë.

Në një njoftim për mediat, GJKKO thotë se në asnjë moment prokurori Dado nuk e ka quajtur “ndyrësirë” të hetuarin Erion Veliaj.

 “Në bazë të verifikimit në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.”- thuhet në njoftimin e GJKKO.

faksimile2