Pas takimit me drejtuesit politikë, kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të PS, ku në qendër të diskutimeve ishte shtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave ID dhe pasaportave biometrike deri më 31 maj për diasporën, për t’u mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit, raporton BW.
Gjithashtu, në seancën e së enjtes pritet të diskutohet dhe të votohet projektvendimi për ristrukturimin e ILD, duke krijuar një drejtorie të posaçme për integrimin, si detyrim nga procesi i anëtarësimit në BE.