“Replikat” në distancë, SPAK i përgjigjet Ramës: 5.1% e arresteve për korrupsion, 31% për krim të organizuar


Kreu i SPAK-ut Dumani i është përgjigjur sërish kryeministrit Rama në “debatin” në distancë pas akuzave të këtij të fundit se Shqipëria ka numra shqetësues të masave të arrestit krahasuar me vendet e BE-së, me gati trefishin.

Në një postim në faqen e SPAK-ut në Facebook, tregohet bilanci i masave të sigurimit për vitin 2024, ku arresti me burg për korrusionin zënë 5.1 të totalit ndërsa ai për krimin e organizuar 30.84%

“Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.

Nga vlera totale:

Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.

Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të rregjistruara.” – thuhet në postimin e SPAK-ut.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Velaj me kërkesë të SPAK-ut kryeministri Rama dhe socialistët në qeveri e parlament kanë akuzuar SPAK-un për arrestimet në vend duke paralajmëruar se nuk do qëndrojnë më duarkryq ndaj prokurorisë së posaçme në rastet kur ajo shkel standarded.

Pak ditë më parë SPAK-u publikoi të tjera statistika pas akuzave të Ramës.