Shpërthim në konsullatën ruse në Francë


Një shpërthim është dëgjuar pranë ndërtesës së konsullatës ruse në Marsejë të hënën në mëngjes, në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari është larguar dhe autoritetet kanë nisur një hetim për rastin, megjithatë, nuk janë dhënë ende detaje mbi identitetin apo motivin e tij.

Marseja, një nga qytetet më të mëdha të Francës dhe një port i rëndësishëm mesdhetar, ka qenë shpesh vend i protestave kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, por nuk njihet për një komunitet të madh rus.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cilësoi incidentin si një “sulm terrorist”./AP