Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshkruar takimet e tij në Greqi dhe Itali si të mbushura me energji dhe optimizëm.
Ai theksoi se udhëtimi në diasporë ishte një mundësi për të ndërtuar ëndrrën e shqiptarëve jashtë atdheut dhe për të prekur sakrificat e tyre.
Berisha shtoi se takimet u shoqëruan me mbështetje dhe besim për fitoren në 11 maj, duke e cilësuar Edi Ramën si “rrezik kombëtar” për shqiptarët jashtë vendit.
“Takimet e mia në Greqi dhe në Itali ishin të mbushura me energji. Udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt sakrificës njerëzore, mallëngjimit njerëzor, vuajtjes njerëzore, Takova qytetarë shqiptarë që janë në hapat e parë për të ndërtuar ëndrrën e tyre. Në këtë udhëtim, gjeta mbështetje dhe optimizëm.
Ky ishte udhëtim drejt botës së fitores. Më 11 maj do të shënojmë një fitore të thellë. Edi Rama si rrezik kombëtar ishte ngulitur në çdo shqiptar që jeton jashtë vendit. Programi i PD në diasporë kishte pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme.”