Tom Doshi del nga SPAK: U thirra për një takim në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve, personi që takova ishte në përgjim



Pasi ka dalë nga SPAK, kreu i PSD Tom Doshi ka thënë se ka qenë i thirrur për zgjedhjet në Rrogozhinë.

Ai tha se ka bërë një takim gjatë zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe se ai person që ka takuar, ka qenë në përgjim.

“Është normale të na thërrasë Prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq”, ka thënë ai.

Ai tha se nuk do ta votonte kurrë shkrirjen e SPAK. Ai shtoi se e mbështet reformën në drejtësi.

“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, deklaroi Doshi.