U qëllua me plumb në kokë nga partneri, ndërron jetë 44-vjeçarja pas 6 ditësh


Ka ndërruar jetë  44-vjeçarja Anila Ndoka, e cila u plagos me armë zjarri nga Kolë Manaj 6 ditë më parë në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës.

Ngjarja tragjike ndodhi brenda një automjeti, ku 34-vjeçari qëlloi mbi Anila Ndokën dhe më pas kreu vetëvrasje. Ndoka u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.