Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka reaguar pas publikimit nga kryebashkiaku Erion Veliaj i transkriptimit të replikave gjatë seancës gjyqësore të 12 Shkurtit ku iu caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Në njoftimin e saj, GJKKO thotë se “në bazë të verifikimit në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.”