Deputeti i PD-së Dash Sula kërkoi sot miratimin e një deklarate nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve që të distancohen nga kryetarja Klotilda Bushka, e cila mungoi sot një ditë pasi u paraqit në SPAK ku u pyet në kuadër të dosjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Ai tha se anëtarët e komisionit duhet të miratojnë një deklaratë ku e distancojnë veten nga kryetarja Bushka, raporton Report Tv.
Sula ka theksuar se veprimet e Klotilda Bushkës kanë dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve dhe se ato nuk mund të kalohen pa një qëndrim të qartë.
Ai e ka cilësuar veprimin e saj si “të pafalshëm” dhe ka shtuar se veprime të tilla janë realizuar me vetëdije, duke penguar hetimet ndaj Veliajt.
“Ka bërë veprime të pafalshme, duhet të mbajmë qendrim. Ka kryer veprime në kundërshti me ligjin me vetëdije dhe ka penguar hetimin për Erion Veliajn”, tha ndër të tjera Sula.