“Jam këtu për të marr hak si jam trajtuar unë e emigrantët shqiptarë në Evropë” – Rama


“Jam këtu për të marrë hak për mënyrën si jam trajtuar dhe si janë trajtuar emigrantët shqiptarë” – tha sot kryeministri Rama.

Ai përsëriti se detyra e tij është mision deri në integrimin e Shqipërisë në BE dhe se është aty për historinë.

“Jam këtu për të marrë hak kur kam qenë emigrant e kur kaloja kufirin me pasaportën shqiptare dhe më shikonte polici sikur po hyja për të bërë ndonjë akt terrorist. Mos dëgjoni ato përrallat se kam fjetur nën urë, por po jam trajtuar keq në kufi. Jam këtu për të marrë hak për të gjitha poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve, poshtërimet që ia kemi bërë ne vetes. Jam këtu për të marë hak për mënyrën si janë trajtuar, për poshtërimet që më janë bërë mua, që u janë bërë shqiptarëve. Për të marrë hak për fëmijtë e mi dhe për të gjithë fëmijët e shqiptarëve e që mos t’i shohë më njeri shqiptarët nga lart-poshtë. Për emigrantët në Angli, Greqi, Itali, Gjermani. Nëse do ishte sadopak e vërtetë e gjithë ajo që thuhet për Shqipërinë nuk do ishim ne dy vite larg pocesit historik të negociatave me BE-në dhe dy vite larg asaj maje që nuk e shihnim dot kurrë.” – tha Rama.