Pak pasi kryeministri Rama e ironizoi lidhur me gjyqin për shpifje ndaj tij, Gazment Bardhi është përgjigjur kryeministrit.
Ai shkuan në X se koordinatori të cilit i referohet kreu i qeverisë “ka ngrënë dardha e mollë” pas shpinës së Ramës dhe se ky i fundit duhet ta pyesë edhe njëherë pasi ose koordinatori e ka gënjyer, ose Rama s’ka kuptuar gjë.
Ai shton më tej se Rama është disi i rënduar psikologjikisht këto kohë ndërsa e pyet Ramën që të ndajë mendjen nëse shpifja që thotë është ndaj tij apo të vëllait Olsi.
“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!” – shkruan Bardhi.
Pak më herët kryeministri Rama ironizoi kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi lidhur me gjyqin për shpifje që ka çelur ndaj tij.
Rama e ka paditur Bardhin duke i kërkuar të sjellë prova mbi deklaratat e demokratit se kryeministri ka hequr emrin e të vëllait nga dosja hetimore për laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.
Rama shkruan në X se padia në SPAK ka të bëjë me akuzat e Bardhit ndaj tij si kryeministër.
Ndërkohë avokatët e Bardhit, sipas Ramës, kanë thënë në seancë se ai ka shrehur fakte të njohura publike.
“Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak: “Sot kishim gjyqin për shpifje me Gaz Bardhin. Avokatët e tij kanë këmbëngulur që të mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur. Plus në parashtrime thoshin Ols Rama ashtu, e Ols Rama kështu. Avokati ynë ua ka bërë të qartë që padia është e Edi Ramës dhe bëhet fjalë për deklaratat e Bardhit për kryeministrin, që ka fshirë emrin e vëllait nga dosja me prokurorë, që pastaj i ka promovuar etj etj… Pra gjyqi është me Edi Ramën dhe për shpifjet ndaj Edi Ramës, prandaj ata duhet të sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kanë dhe spërdridhen duke shtyrë seancat me llafe boshe. Ju informoj për seancën tjetër”. Eh Babale Babale, spërdridhu spërdridhu…”. – shkruante Rama në X.