Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër.
33-vjeçari u shpall në kërkim pasi një 30-vjeçar njoftoi policinë e Shkodrës se ishte kanor me armë nga shtetasi me iniciale Gj.S.
“Rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”-njofton policia.