Përplasi me makinë efektivin e policisë në zonën e Freskut, shoferi largohet nga vendngjarja


Një punonjës policie jashtë shërbimit është përplasur nga një makinë në zonën e Freskut në Tiranë.

Shoferi i cili përplasi efektivin e policisë u largua nga vendngjarja ndërsa i plagosuri u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.