QSUT tha se vdiq nga miokarditi, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit nga Maliqi, do i nënshtrohet autopsisë


Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku është zhvarrosur për t’iu nënshtruar autopsisë.

I mituri ndërroi jetë në QSUT më 8 janar të këtij viti ndërsa arsyeja e vdekjes në atë kohë u raportua si miokardit akut ndërsa familjarët kanë akuzuar mjekët për neglizhencë në trajtimin e tij.

Ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqëruar nga prokurorë të Prokurorisë të Tiranës që po heton rastin dhe familjarët e të miturit kanë qenë të pranishëm gjatë zhvarrosjes.

Denoncimet në media të familjarëve të 12-vjeçarit kanë qenë të vijueshme duke kërkuar hetim të bëhet të plotë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 12-vjeçarit nga Pocesta e Maliqit.