Rama: Këneta kërkon ta përdorë SPAK-un për luftën e vet politike përmes llumit e shantazhit permanent


Kryeministri Rama tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon për sa i përket integritetit të tenderave publikë.

Në rubrikën e përjavshme të komunikimit me ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë akuzoi opozitën se kërkon ta përdorë SPAK-un për luftën e vet politike duke e mbajtur nën trysni përmes llumit, denoncimeve dhe shantazhit.

“Sot kemi një mbulim historik të temës së korrupsioni në kanale, portale, ku këneta është tejet e mobilizuar edhe pse është subjekt i luftës antikorrupsion. Këneta kërkon ta përdorë SPAK-un si një mjet të luftës së vet politike përmes llumit, denoncimeve të gjithanshme e një shantazhi permanent. Kjo më pas krijon atë perceptimin se këtu janë të gjithë hajdutë, se këtu vetëm vidhet. Shqipëria ka bëre përparimin në gjithë rajonin për integritetin e tenderave publikë. Jemi të parët në rajon. Kjo do të thotë se në prokurorimet publike ka shumë më pak mr korrupsion dhe shumë më pak krahasuar me vendet e rajonit. Sot ministrat nuk bëjnë më tendera.” – tha Rama.