Mercedes prezantoi makinën e re W16 në një shfaqje dixhitale të hënën, ndërsa përgatiten për testimin parasezonal dhe një fillim të ri pas largimit të shtatë herë kampionit botëror Leëis Hamilton.
18-vjeçari italian Kimi Antonelli ka zëvendësuar 40-vjeçarin Hamilton,i cili ka shkuar te Ferrari ndërsa piloti tjetër i Ferrarit është britaniku George Russell, shkruan Reuters.
“Ne hapim një epokë të re emocionuese në historinë e ekipit tonë dhe në motorsport me Mercedes-AMG në vitin 2025. Ne po ndërtojmë trashëgiminë e jashtëzakonshme të emri tonë dhe mezi presim të garojmë”, deklaroi shefi i ekipit Toto Wolff.
“Ne kemi arritur rezultate shumë të mira jashtë sezonit, por do e dimë se ku jemi vetëm në garën e parë në Australi”.
Mercedes, fitues i tetë kampionateve rekord të konstruktorëve me radhë midis 2014 dhe 2021, përfundoi i katërti vitin e kaluar.
Sezoni fillon në Australi më 16 mars me McLaren me motor Mercedes-Benz që kërkon të mbrojë titullin e konstruktorëve, ndërsa Max Verstappen i Red Bull ndjek kurorën e pestë radhazi në garën e pilotëve.