Presidenti i ri i MSNBC vijoi të trondiste rrjetin e rraskapitur të hënën duke anuluar emisionet e gazetarëve të krahut të majtë Ayman Mohyeldin, Katie Phang dhe Jonathan Capehart, shkruan NY Post.
Ristrukturimi i medias pason shkarkimin e folëses së tërbuar anti-Trump, Joy Reid, pasi raportet u shfaqën të dielën se rrjeti në pronësi të Comcast po anulonte emisionin e saj, “The ReidOut”….
Të hënën, një burim i brendshëm i MSNBC tha për The Post se stafi që punon për Capehart dhe Phang u informua se shfaqjet e tyre të fundjavës do anulohen.
Burimi foli menjëherë pasi The Guardian raportoi se programi i Mohyeldin do hiqet nga transmetimi. Emisioni i tij “Ayman Mohyeldin Reports”, i cili transmetohet në fundjavë në orën 19:00, do transmetojë episodin e tij të fundit më 20 prill, sipas gazetës në Mbretërinë e Bashkuar.
Një zëdhënës i MSNBC konfirmoi ndryshimin kur u kontaktua nga The Post.
Mohyeldin, Capehart dhe Phang do qëndrojnë megjithatë në rrjetin MSNBC, me dy gazetarët që do kenë emisione në periudha të reja kohore, tha përfaqësuesi.
Zëdhënësi nuk dha hollësi se kur do debutojnë shfaqjet e reja.
Phang, e cila transmetoi shfaqjen e saj nga Majami, iu tha se programi i saj do përfundojë pasi rrjeti të përfundojë operacionet me bazë në Floridan e Jugut, sipas rrjetit.
Ajo do qëndrojë si korrespondente ligjore.
Ristrukturimi masiv vjen pasi presidentja e re Rebecca Kutler, duket se po vë vulën e saj në rrjet pas largimit të Rashida Jones.