Aksident tragjik në Tajlandë, 18 viktima


18 persona u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën në një aksident në Tajlandën lindore të mërkurën, thanë autoritetet.

Aksidenti ndodhi herët të mërkurën në provincën Prachinburi kur një autobus dykatësh që transportonte 49 persona në një udhëtim studimor humbi kontrollin dhe u përmbys, tha zyra lokale e marrëdhënieve me publikun.

Sipas një qendre lokale të sigurisë rrugore, 49 persona ishin në autobus nw kohwn e aksidentit qw  ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe 16 nga viktimat humbwn jetwnnw vend.

Mediat lokale cituan policinë të thoshte se rruga ishte një zonë e prirur për aksidente. Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga prishja e frenave, shkruan Global Times.