Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, gjatë një konference të organizuar nga këshilltarët e opozitës në selinë e PD-së, deklaroi se arrestimi i ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ardhur me vonesë.
Sipas tij, ky komision është ngritur që në vitin 2023, por është bllokuar nga Veliaj dhe këshilltarët socialistë. Ai theksoi se tashmë, me arrestimin e Veliajt, nuk ka më justifikime për të penguar funksionimin e këtij komisioni.
‘Është për t’u vlerësuar fakti që Veliaj sot nuk është më në krye të bashkisë së Tiranës, por largimi i tij është i vonuar. Çdo ditë që ai ka qenë në krye të punëve, janë vjedhur miliona euro e shpërdoruar e përveç kërkesën për mocion sot, Këshilli Bashkiak duhet të bëjë dhe diçka tjetër, të ngrejë Komisionin e Brendshëm të kontrollit financiar që është detyrim ligjor dhe i rregullores së vetë Këshillit Bashkiak.
Komision i cili është ngritur që ne vitin 2023, por gjithmonë është refuzuar me forcë nga Veliaj dhe Këshilltarët e majtë.
Fakti që ai sot është i arrestuar është një provë e pakundështueshme dhe një provë e ngritjes së këtij komisioni. Këshilltarët socialistë nuk e kanë më kryetarin që t’i urdhërojë e këta të mos sillen më si ushtarët e tij, por si ushtarë të Tiranës e qytetarëve, që ngrihen në mëngjes e ngrysen në darkë për qytetarët që kanë 1000 probleme’, tha ndër të tjera Dorian Teliti.