Dumani i përgjigjet Ramës: Përpjekja që SPAK që duket si institucion represiv, është tentativë e dështuar


Në një përgjigje të qartë për kryeministrin Rama, kreu i SPAK-ut tha sot se përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv ka dështuar.

Në tryezën e Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen, ku merr pjesë bashkë me përfaqësues të tjerë të instucioneve të drejtësisë, Dumani tha se në çdo masë sigurie zbaton Kodin e Procedurës Penale dhe se SPAK është i kujdesshëm duke theksuar se ka një tred në rënie të masave “arrest në burg”.

“Në çdo masë sigurie që kërkojmë, ne e njohim Kodin e Procedurës Penale. Përpjekja që SPAK që duket si institucion represiv, është tentativë e dështuar. Në burgje nga ne janë më pak se 9% e të paraburgosurve. Kemi përdorur masa të buta, ‘arresti në burg’ më së shumti për krimin e organizuar, jo për korrupsion. Jemi të kujdesshëm, ka një trend në rënie të masës ‘arrest në burg’.”

Më herët kreu i SPAK-ut Dumani theksoi se besueshmëria e institucionit e  institucionit që drejton është rritur si mes publikut shqiptar ashtu edhe te partnerët ndërkombëtarë ndërsa garantoi integritetin e prokurorëve të institucionit që drejton.

Dumani e bëri deklaratën në tryezën e Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen, ku mori pjesë bashkë me drejtues të tjerë të intitucioneve të drejtësisë.

Deklarata  e kreut të SPAK-ut erdhi pak pasi kryeministri Rama, në një takim paralel me deputetët e PS-së kritikoi SPAK-un e Gjykatën e Posaçme për mungesë standardesh dhe paralajmëroi se nuk do lejojë në Shqipëri drejtësi jakobine e putiniste.“