Kampionët në fuqi të Juventus u befasuan nga Empoli i cili kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë për herë të parë në historinë e tyre përmes një fitoreje 4-2 nga penalltitë, pas një barazimi 1-1 në kohën normale.
Maleh shënoi në minutën e 24 për Empolin duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Barazimi i “zonjës së vjetër” do vinte vetëm në minutën e 66’ nga Thuram.
nga pikat e bardhë e penalltive, Vlahovic dhe Yldiz dështuan të shënonin ndërsa nga Empoli shënuan të katërt lojtarët e caktuar.