I vihet tritol zyrës së noterit Fran Gjoni në Lezhë, vëllai i Gjin Gjonit


Një shpërthim ka tronditur Lezhën orët e para të mëngjesit. Një sasi lënde plasëse i është vënë zyrës së noterit Fran Gjoni.

Ky i fundit është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, tashmë pjesë e ekipit drejtues të PD-së në Lezhë. Zona ku ka ndodhur shpërthimi është në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ka raportuar gazetari Elsvis Hila për Shqiptarja. Në dëshminë e dhënë në polici, noteri Gjoni ka pohuar se nuk probleme me askënd.

Nga këqyrja e kamerave dy persona të pamaskuar kanë hedhur lëndën plasëse, më pas janë larguar.