Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, foli për masat e sigurisë të GJKKO-së ndaj pedagogëve në UBT, duke theksuar nevojën për të garantuar drejtësinë europiane në vend.
Rama u shpreh se në Strasburg disa të hetuar e të dënuar nga SPAK janë shpallur të pafajshëm, gjë që sipas tij përkthehet në një kosto të madhe financiare për shtetin shqiptar. Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste është e vetmja garante e reformës në drejtësi. Ai theksoi se ka filluar numërimi mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg, referuar edhe fitores së një ditë më parë të Thoma Gëllçit në Strasburg.
Ai paralajmëroi se shumë masa sigurie mund të rrëzohen në Strasburg, duke sjellë pasoja financiare për vendin dhe duke dëmtuar besueshmërinë e reformës në drejtësi.
“Profesionalizmi dhe standardet demokratike janë kushte që nuk negociohen. Unë nuk dua që të çohet një holandez e të thotë se Shqipëria nuk ka gjykata e prokurori që ka standarde demokratike dhe nuk njeh prezumimin e pafajësisë.
Nuk e di ku kanë qenë këta Afrimët dhe largimët kur SPAK është sulmuar kafshërisht dhe u kujtuan tani? Të gjejnë një rast ku partia në pushtet mos ta mbrojë dikë që është akuzuar nga drejtësia, përpos nesh? Po tani që Amerika ka dalë nga rreshti, kush është garanti i drejtësisë së re? Vetëm PS, askush tjetër.
Dje ka nisur një fillim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg dhe shumë masa sigurie mund të rrëzohen në Strasburg. Këto kanë kosto tepër të madhe. Ne nuk mund të themi se le të torturohen dhe njerëz të pafajshëm. Kjo nuk ka kuptim. Nuk është ndonjë shkencë se sa do të shkojë fatura për ata që do të mbahen në burg derisa të dalin nga gjyqi.
Kjo nuk ka lidhje me drejtësinë racionale dhe nuk është komuniteti i torturës. Ne nuk duam të torturohen. Më mirë 10 të pafajshëm jashtë se sa një në burg.
Edhe të marrësh 24 masa sigurie dhe të trondisësh një universitet të tërë, prindër të tërë dhe ti japësh një shqelm një marrëveshje që unë si lypës kam shkuar te Universiteti i Vjenës për tju lutur hajdeni ta bëjmë një universitet në Shqipëri, që të kenë mundësi në 2030 që të studiojnë dhe të marrin një universitet të Vjenës.”
Ai ironizoi ndërhyrjen e forcave speciale, duke e krahasuar me një operacion në “fshatin e Korleones”.
Kreu i qeverisë theksoi se nuk mund të mbështesë një sistem drejtësie ku çdo person konsiderohet fajtor dhe duhet të provojë pafajësinë e tij. Sipas tij, drejtësia duhet të funksionojë ndryshe, ku është prokuroria që duhet të vërtetojë fajësinë e një personi.
“S’kishte më njerëz që të shkonin në universitet. Në Kamëz do bëhet Universiteti i Vjenës.
Si do ua shpjegoë austriakëve futen forcat speciale dhe japin 24 masa sigurie a thua se u futën në fshatin e Korleones.
Kur e pyeta rektorin për çfarë shume bëhet fjalë, ai më tha më pa se 300 milionë euro.
Ai ka dy vjet që e ka lënë telefonin në SPAK dhe nuk i kthejnë telefonin.
Ne nuk mund të mbështesim një drejtësi ku çdo person është i fajshëm dhe atij i duhet të provojë pavajësinë e tij.
Jo, ne duam një drejtësi të lirë e të drejtë ku çdo person është i fajshëm dhe i takon drejtësisë të vërteëtojë të kundërtën.
Atyre që më thonë ua futi SPAK-u gjithë ministrat në burg, numërojini mirë se u ka infektuar Luli të gjithëve.”